Politike

Kryemadhi zbulon emrat e ish-zyrtarëve të lartë të PS me të cilët piu kafe: Socialistët e gjejnë veten pranë nesh sepse

12 Janar 2021, 17:59 Nga DOSJA
Kryemadhi zbulon emrat e ish-zyrtarëve të lartë të PS me

SHKODËR- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka qenë në Shkodër për tu njohur me situatën që është krijuar në vend për shkak të përmbytjeve.

Teksa ka pirë kafe me me Agustin Markun ish-kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish-kryetarin e PS-së së Zejmenit, kryetarja e LSI hodhi akuza mbi qeverinë, duke thënë se kjo e fundit si përgjegjëse për situatën aktuale të shkaktuar nga përmbytjet. Sipas saj, qindra-mijëra euro jepen për oligarkë dhe miq të Ramës, e jo për qytetarët.

“Unë sot e kam filluar ditën që në qytetin e Lezhës, ku pimë kafen e mëngjesit me shokët tanë, me Viktor Tushën, me Petrit Gjonin, me Agustin Markun ish-kryetarin e PS-së së Lezhës, me ish-kryetarin e PS-së së Zejmenit, apo edhe shumë të tjerë, që janë miqtë tanë. Kanë qenë miqtë e mi të vjetër në Partinë Socialiste dhe tani janë miqtë e rinj në LSI, por përsëri ngelen miq të vjetër. Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje. Dhe sesi arroganca, mungesa e dëshirës apo e të paktën dhembshurisë ndaj atyre familjeve kishte kaluar çdo limit. Dhe pastaj teatri më i madh është kur dëgjojmë dje “Deputetin që duam”, ku dëgjojmë sesi Kryeministri pasi largoi mbi 150 mijë të rinj dhe të reja nga Shqipëria sepse nuk i ofroi punë, nuk i ofroi garancinë e diplomave, ku familjet e tyre u detyruan për të paguar për t’i shkolluar dhe ata nuk kishin asnjë mundësi punësimi, ngritën plaçkat në krah dhe kanë ikur jashtë Shqipërisë. Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar.“- ka thënë ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll