Bota

Ish i dashuri i Lady Dianës flet për herë të parë, tregon detaje nga intervista famëkeqe që tronditi pallatin mbretëror

12 Janar 2021, 09:02 Nga DOSJA
Ish i dashuri i Lady Dianës flet për herë të parë,

BRITANI– Hasnat Khan ka mbajtur gjithmonë një profil të ulët duke iu përkushtuar karrierës së tij si kardiokirurg. Ai ka zgjedhur të mos flasë pas vdekjes së ish-it të tij dhe të mos jetë në qendër të vëmendjes. Por, ai ka zgjedhur të flasë për DailyMail gati 25 vite më vonë, për të treguar versionin e tij të fakteve në lidhje me intervistën e famshme të dhënë për BBC nga princesha në 1995. Intervistë e cila tronditi pallatin mbretëror për atë cka u tha nga princesha Diana në lidhje me marrëdhënien e bashkëshortit të saj princit Charles me Kamila Parker.

 

Hasnat Khan kujton herën e parë që u takua me Martin Bashirin, reporterin që bëri intervistën. Kirurgu i lindur në Pakistan kishte qenë në detyrë në Spitalin Harefield në Middlesex kur erdhi një mesazh në radio-pager-in e tij. Ishte nga Princesha Diana, me të cilën ai kishte filluar një marrëdhënie dashurie disa muaj më parë. Ajo donte që ai të takonte dikë të veçantë, i intriguar, por ende i zënë me detyrat e tij mjekësore, Dr Khan i tha që t’i takonte më vonë atë mbrëmje në Breakspear Arms, një bar jo shumë larg qendrës.

‘Pothuajse nga fjala e parë ai filloi të më bënte pyetje personale më të drejtpërdrejta në lidhje me Dianën dhe marrëdhënien tonë, pse nuk u martuam, kur do të martoheshim, ishin gjëra intime. ‘’– tha Khan.

“Unë e dija se ishte një pjesë e Dianës që donte të fliste në një intervistë, thotë ai,por pyetja ime është nëse Martin Bashir nuk do ta kishte bindur atë, a do ta kishte bërë ndonjëherë?. Mbaj mend që i thashë asaj se nuk më pëlqente, se nuk i besoja dhe se ai nuk duhej të kishte asgjë më me të”, – shpjegon Khan.

Të dy ishin takuar së fundmi në atë kohë sepse Lady Diana kishte qenë duke vizituar një nga pacientët e Khan dhe kishte filluar një marrëdhënie që do të zgjaste deri në vitin 1997. Ajo e quajti atë “Mr. Wonderful”( Z. i Mrekullueshëm), për shkak të mirësisë së tij të thellë dhe integritetit.

“Një nga cilësitë e saj më tërheqëse ishte ndjeshmëria e saj, ishte ajo që e bëri atë të dashur për publikun. Më vonë, kuptova që Martin Bashir i mori ato dobësi dhe i shfrytëzoi. Ai ishte shumë bindës me Dianën. Ajo ishte e respektuar dhe shumë e devotshme. Por, ai e mbushi kokën e saj me gjëra pa vlerë”.-shtoi Khan.

Sipas kirurgut, Diana nuk ishte një person paranojak, por Bashir mund ta ketë manipuluar atë për të ngulitur dyshimin se ishte vetëm, pa aleatë në familjen mbretërore dhe ta shtynte atë të fliste publikisht. Tani, Bashir po akuzohet nga vëllai i Diana Charles Spencer i cili pretendon se motra e saj u manipulua nga reporteri përmes dokumenteve të rreme dhe mashtrimeve për ta bërë atë të fliste. Khan gjithashtu duket se favorizon këtë tezë dhe thotë se përgjigjja mund të jetë me të vërtetë në atë dobësi të përmendur nga më lart që ka shënuar, për mirë apo për keq, jetën e princeshës, duke i dhënë asaj një vend të pashlyeshëm në zemrat tona.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lady diana lady diana

Sondazh

Poll