Bota

Papa Françesku bën ndryshim radikal në Kishën Katolike, shtohen të drejtat e grave  

12 Janar 2021, 07:57 Nga DOSJA
Papa Françesku bën ndryshim radikal në Kishën Katolike,

VATIKAN- Papa Françesku ka bërë disa ndryshime në Kishën Katolike duke u dhënë grave më shumë të drejta. Sipas ndyshimeve të reja gratë tani lejohen që të administrojnë bashkësitë dhe të shërbejnë në altar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se priftëria e shuguruar do të vazhdojë të jetë vetëm për burrat. Ky dekret i miratuar nga Papa njeh rolin e grave në Kishat Katolike në vend dhe në të gjitha kishat perëndimore. Në lidhje me këto ndryshime Papa Françesku ka thënë se gratë japin një kontribut të çmuar për Kishën.

Ndërkohë që ky ndryshim i Kishës Katolike të berë nga vetë Papa detyron të gjithë personat dhe udhëheqësit konservator të Kishës që t’i pranojnë këto ndryshime.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku papa françesku

Sondazh

Poll