Bota

AXHENDA/Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Bruksel, takim me Varhelyi: Diskutuam rëndësinë e zbatimit të reformave për integr

12 Janar 2021, 07:30 Nga DOSJA
AXHENDA/Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Bruksel, takim me Varhelyi:

BRUKSEL- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur ditën e sotme vizitën e saj dy ditore në Bruksel. Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare është takuar me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi, Oliver Varhleyi. Gjatë takimit ata kanë diskutuar për rëndësinë e zbatimit të reformave për integrimin e Kosovës në BE.

Presidentja fillimisht do të takohet me Kreun e Parlamentiti Evropian, David Sassoli.  Ajo gjithashtu do të takohet edhe me disa deputet të Parlamentit Evropian si:  Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Ndërkohë që më pas Osmani do të takohet edhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ndërsa ditën e nesërme do të takohet me Presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe me Presidenten e Senatit të Belgjikës Stephanie D’Hose.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vizit ne bruksel vjosa osmani vizit ne bruksel

Sondazh

Poll