Bota

Shpërthen minera e arit në Kinë, 22 punëtorë të bllokuar nën tokë 

12 Janar 2021, 08:45 Nga DOSJA
Shpërthen minera e arit në Kinë, 22 punëtorë të

KINË- Një minierë ari ka shpërthyer në Kinë duke bllokuar 22 punëtorë brenda. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se shpërthimi ndodhi ditën e dielë në orën 14:00.

Miniera e arit që shpërtheu ndodhej në provincën lindore të Shandong. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt me minatorët e bllokuar brenda dhe nuk dihet se si është gjendja e tyre shëndetësore.

Nga shpërthimi i ndodhur është shkatërruar edhe sistemi i komunikimit si dhe energjia elektrike. Miniera thuhet se është në pronësi të Shandong Wucailong Investment Co. Ltd, ndërkohë që nuk ka asnjë prononcim nga ata për ngjarjen e ndodhur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 22 puntore bllokohen brenda shperthen miniera ne kine 22 puntore bllokohen brenda shperthen miniera ne kine

Sondazh

Poll