Bota

Protestat në Capitol, Trump: Mbështetësit e Biden ishin pas trazirave në 6 janar

12 Janar 2021, 08:13 Nga DOSJA
Protestat në Capitol, Trump: Mbështetësit e Biden ishin pas

SHBA- Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump pretendon se pas protestave të dhunshme në Capitol ishin ANTIFA (Mbështetësit e Biden). Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se Trump gjithashtu ka pranuar një pjesë të fajit të protestës.

Udhëheqësi i Pakicës së Dhomës, Kevin McCarthy, deklaroi papa republikanëve ditën e djeshme se Trump ka mbajtur përgjegjësi për protestat në Capitol dhe për vdekjen e 5 personave. Ndërkohë që vetë Trump në lidhje me këtë nuk ka bërë asnjë dalje publike. Por McCarthy tha se nuk ishte ANTIFA pas trazirave të 6 janarit por MAGA (Mbështetsësit e Trump)

‘Nuk është ANTIFA, është MAGA’, u përgjigj McCarthy.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump protestat ne shba donald trump protestat ne shba

Sondazh

Poll