Aktualitet

“Mjekja Entela Kolovani është vaksinuar sot edhe pse…”/ Pipero: Një person që ka kaluar virusin nuk e ka t

11 Janar 2021, 21:26 Nga DOSJA
“Mjekja Entela Kolovani është vaksinuar sot edhe

TIRANË – Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë se personat që e kanë kaluar Covid-19 nuk e kanë të domosdoshme që të marrin vaksinën kundër Covid-19.

“Nuk e kam kaluar Covid-19. Një person që e kalon koronavirusin dhe ka nivelin e mjaftueshëm të aplikojë vaksinën, nuk e ka të domosdoshme dhe as të nevojshme. Por vaksina nuk bën dëm. Nëse do e kisha kaluar Covid, do u lija radhën të tjerëve,” tha Pipero në emisionin “Çim Peka Live”.

Ndërkohë menjëherë pas deklaratës së tij ka ndërhyrë dhe moderatori Çim Peka, e cili tha se një nga gjashtë mjekët që mori sot vaksinën kundër Covid-19 e kishte kaluar sëmundjen vdekjeprurëse.

Teksa fjala ishte për mjeken Entela Kolovani, Pipero tha se i qëndron deklaratës së tij.

“Mjekja Entela Kolovani është vaksinuar sot, por ka deklaruar se e ka kaluar sëmundjen,” tha Peka, duke publikuar videon ku mjekja bën deklaratën se është infektuar me virusin.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pelliumb pipero pelliumb pipero

Sondazh

Poll