Aktualitet

Kapen duke transportuar drogë me vlerë 800 mijë euro/ Dënohen me burgim të përjetshëm dy shqiptarët në Greqi

11 Janar 2021, 20:00 Nga DOSJA
Kapen duke transportuar drogë me vlerë 800 mijë euro/

GREQI– Gjashtë persona në Athinë janë dënuar me burgim të përjetshëm për trafikimin e 42 kilogramëve heroinë, vlera totale e së cilës shkonte në  800,000 euro.

Mediat e greke, bëjnë me dije se shqiptarët janë zbuluar nga policia e Sigurimit Komotini ku pas një operacioni, në shtator 2019, në pranga ranë   katër bullgarë dhe dy shqiptarë, të moshës 31 deri 55 vjeç.

Mediat në fjalë bëjnë me dije se droga e konfiskuar u gjet me ndihmën e një qeni policie në dy makina. Dyshohet se heroina e cila u gjet në makina ishte importuar nga kufiri greko-turk dhe mendohet të ketë ardhur nga Bullgaria.

Ditën e sotme , 6 personat mes tyre dhe dy shqiptarët kanë dalë para gjykatës ku dhe kanë mohuar akuzat, por megjithatë deklaratat e tyre nuk kanë qenë justifikim për Gjykatën greke, e cila i ka dënuar me burgim të përjetshëm.

Megjithatë mediat nuk kanë publikuar emrat e të dënuarve në fjalë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denohen dy shqiptare me burgim te perjetshem denohen dy shqiptare me burgim te perjetshem

Sondazh

Poll