Aktualitet

A jeni i sigurt që nuk keni bërë një vaksinë gripi? Pipero: Po, jam injektuar me vaksinën Pfizer. Ndjehem i qetë!

11 Janar 2021, 20:05 Nga DOSJA
A jeni i sigurt që nuk keni bërë një vaksinë gripi?

TIRANË- Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka treguar se si ndihet pasi ka marrë ditën e sotme vaksinën kundër Covid-19 që ka ardhur në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Pipero ka thënë se ndihet i qetë dhe se nuk ndjen fare dhimbje dhe se për momentin nuk ka asnjë shqetësim tjetër.

I pyetur se nëse është i sigurt nëse nuk ka marrë ndonjë vaksinë tjetër përveçse asaj kundër Covid-19, Piporo ka thënë se është 100% i sigurt që ka marrë vaksinën ‘Pfizer’ .

“Ndjehem i qetë, kam një dhimbje fare të lehtë në vendin e vaksinimit. Kaq për momentin. Nuk kam asnjë shqetësim tjetër. Efektet anësore zakonisht shfaqen gjatë orës së parë pasi bëhet vaksina, gjithsesi nuk kam ndonjë shqetësim. Kisha dëshirë ta bëja vaksinën në studion tuaj, por kushtet e aplikimit nuk e lejojnë një komoditet të tillë. Ju kërkoj ndjesë por nuk munda ta realizoj. Kjo është vaksina e Pfizer dhe vaksinimi i plotë konsiderohet pas dozës së dytë.Unë kam thënë se do jem i pari që do vaksinohem. Jam besimplotë te vaksina si mjet kryesor për parandalimin e sëmundjes. Unë i pashë me sytë e mi, i lexova me sytë e mi, i preka me duart e mia. Jam i sigurt 100 përqind që kam bërë vaksinën e Pfizer”- ka thënë ai. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll