Aktualitet

Vaksinimi në Shqipëri, Silva Bino tregon radhën: Fillimisht personeli dhe më pas shtëpitë e të moshuarve

11 Janar 2021, 19:39 Nga DOSJA
Vaksinimi në Shqipëri, Silva Bino tregon radhën: Fillimisht

TIRANË–  Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka sqaruar se si do të kryhet vaksinimi sipas radhës.

Në një koment në ‘Facebook’, Bino shkruan se në fillim do të vaksinohen bluzat e bardha dhe mjekët e familjes, ku janë përgatitur listat sipas grupmoshave. Pas tyre, do të vaksinohen shtëpitë e të moshuarve dhe stafi që kujdeset për ta.

 “Sipas grupmoshave janë përgatitur listat me mjekët e familjes. Vendet e vaksinimit do të jenë të përcaktuara. Hapi i parë është personeli së bashku me shtëpitë e të moshuarve, atje ku jetojnë. Gjërat janë të përcaktuara. Nuk është fushata e parë e vaksinimit, por interesi i secilit prej jush, e publikut e politikës është ma i madh tani për COVID-19”, shkruan Bino.

Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 nisi sot në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin silba bino tregon radhen e vaksinimit shqiperia nis vaksinimin silba bino tregon radhen e vaksinimit

Sondazh

Poll