Aktualitet

Kur kanë ardhur vaksinat dhe si erdhën në Shqipëri? Pipero: Nuk kam informacion, është vendimarrje e institucioneve përka

11 Janar 2021, 20:20 Nga DOSJA
Kur kanë ardhur vaksinat dhe si erdhën në Shqipëri? Pipero:

TIRANË- Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka thënë se nuk ka asnjë informacion se si kanë ardhur vaksinat kundër Covid-19 në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” Pipero ka thënë se për mënyrën se si kanë ardhur vaksinat është një vendim që merret nga institucionet përkatëse, sakaq shton se është punuar me javë të tëra që vaksinat të ruhen ashtu siç duhet.

Nuk kam ndonjë informacion për sasinë e vaksinës që ka ardhur në vendin tonë,. Kjo është një vendimmarrje e institucioneve respektive për të mundësuar hapësirat e nevojshme. Nuk jam specialist i fushës, por besoj se një vaksinë e tillë, mundësitë dhe organizimi për ta bërë atë brenda udhëzuesve, kërkojnë kushte të veçanta. Spitalet në këtë periudhë janë duke u marrë kryesisht me Covid dhe sëmundjet e tjera, kështu që besoj se është gjykuar më e arsyeshme të jetë një hapësirë më e gjerë”.- ka thënë Pipero. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll