Bota

Nisi shpërndarja e vaksinës Modera në Evropë, autoritet: Është një moment historik për kompaninë

11 Janar 2021, 17:19 Nga DOSJA
Nisi shpërndarja e vaksinës Modera në Evropë, autoritet:

EVROPË-Kompania e vaksinave anti-Covid, Moderna ka njoftuar ditën e sotme se ka filluar shpërndarjen në Evropë. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Moderas në Evropë dhe Lindjen e Mesme Dan Staner, i cili ka thënë se shpërndarja e vaksinës është një nga projektet më të mëdha të kompanisë. Ndërkohë, bëhet e ditur se dorëzimi i tyre do bëhet në qendra, të cilat çdo vend ka rënë dakord.

“Ky është një moment historik emocionues dhe ne jemi shumë krenarë për rolin që vaksina Moderna do të luajë në trajtimin e pandemisë në Evropë. Shpërndarja e vaksinës në të gjithë Bashkimin Evropian është një nga projektet më të mëdha logjistike që kompania jonë është thirrur të koordinojë në dhjetë vitet e funksionimit të saj, “-ka thënë tha Dan Staner, nënkryetar dhe kreu i Moderna në Evrope dhe Lindjen e Mesme.

Vaksina Moderna është aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim te personat mbi 18 vjeç. Përveç Evropës, vaksina është aprovuar deri më tani në SHBA, Kanada, Britani dhe Izrael.  Komisioni Evropian ka porositur 80 milion doza të tjera të vaksinës në dhjetor, ku në total për vitin 2021, janë porositur 160 milion doza.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota moderna shperndarja e modernes ne evrope vaksina anti-covid moderna shperndarja e modernes ne evrope vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 16:37

TIRANË- Turqia dhe Greqia nisin raundin e 61 të bisedimeve mes tyre! Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë për mediat ftoi Minis...