Bota

11 Janar 2021, 16:37 Nga DOSJA

TIRANË- Turqia dhe Greqia nisin raundin e 61 të bisedimeve mes tyre! Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë për mediat ftoi Ministrinë e Jashtme të Greqisë t’i bashkohet takimit që do të organizohet nga kryeministri Edi Rama në Tiranë. “Pas këtij takimi të parë, unë do të shkoj në Tiranë, me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me ministrin e jashtëm grek Dendias.”,-tha Cavusoglu. 

Ftesës së Ankarasë iu përgjigj Ministria e Jashtme Greke. Fillimisht zyrtarët e MPJ pranuan se nuk kishin marrë asnjë ftesë zyrtare, ndërsa përshëndetën  gatishmërinë e Turqisë për të rinisur dialogun. “Asnjë ftesë nuk është dërguar nga Ministria e Jashtme e Turqisë për të vendosur një datë për zhvillimin e raundit të 61-të të negociatave”, qëndrim ky që është rishpërndarë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias. Vetëm pak orë më vonë, Ministria e Jashtme njoftoi se më 25 janar, mes Greqisë dhe Turqisë do të rinisin bisedimet, por me një ndryshim të vogël… Takimi nuk do të ndodhë në Tiranë, ashtu siç u fol, por në Stamboll. 

Teksa në media diskutohej nëse Greqia e kishte pranuar apo jo ftesën, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka qenë më i prerë në qëndrimin e tij. Numri një i qeverisë greke, Mitsotakis këshilloi Turqinë “të mos bëjë rolin e burrit të mirë“, ndërsa theksoi se “Greqia do të ulet në bisedime në një datë të miratuar nga Komisioni Evropian”, duke hezituar për t’u ulur në dialog me Turqinë pa “monitorimin” e ndërkombëtarëve. 

Por reagimet kanë vijuar pasditen e të mërkurës, duke nxjerrë në pah ndasitë mes dy vendeve për të sheshuar mosmarrëveshjet. Opozita greke, SYRIZA kërkoi informacion nga qeveria për rolin e kryeministrit shqiptar Edi Rama në këto negociata. “Pse bisedimet do të nisin në Tiranë dhe jo në Bruksel“, pyet partia e ish-kryeministrit grek, Aleksis Tsipras. E njëjta klimë raportohet edhe në mediat greke, të cilat janë skeptike për rolin e “ndërmjetësuesit Edi Rama”. Nga ky i fundit ende nuk ka asnjë sqarim, edhe pas anulimit të takimit në kryeqytetin e vendit tonë. 

Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar mbi 60 raunde bisedimesh por pa sukses. Turqia dhe Greqia nuk janë në një mendje për shtrirjen e shelfit Kontinental në Mesdhe dhe çështje të tjera. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni edi rama greqi-turqi ne tirane mevlüt çavuşoğlu edi rama greqi-turqi ne tirane mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll