Aktualitet

Çarja e rrugës në Borsh, ARRSH: Problematikë e hershme, do të bëjmë një studim emergjent

11 Janar 2021, 17:17 Nga DOSJA
Çarja e rrugës në Borsh, ARRSH: Problematikë e hershme, do

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për herë të parë lidhur me dëmtimet që ka pësuar rruga e Borshit, pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan edhe rrëshqtijen e dherave. Në reagimin zyrtar, ARRSH bën me dije se kjo rrugë gjithmonë ka pasur problematikën e rrëshqitjes së dheut dhe se në 2015 janë bërë projekte për stabilizimin e saj por mesa duket asgjë nuk ka funksionuar. Gjithashtu ARRSH shprehet se reshjet e ditëve të fundit sollën rrëshqitje të reja duke dëmtuar këtë rrugë në një gjatësi prej 100 metrash dhe për këtë po punohet që të shmanget ky fenomen në të ardhmen.

Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur,”-thuhet ndër të tjera në njoftim. 

INFORMACION PËR OPINION PUBLIK DHE MEDIAT:

Ndërtim rruga Qeparo-Sarandë Lot 1” Data e Fillimit 27.12.2007 – Data e Përfundimit 15.06.2009. Aksi rrugor Borsh–Sarandë është rikonstruktuar në vitet 2007-2009 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në atë kohë, sot (Autoriteti Rrugor Shqiptar).
Që në vitet e para pas mbarimit të rikonstruksionit, rruga në zonën e rrëshqitjes, në lagjen Vonja të Borshit, si edhe në zona të tjera pranë Borshit, ka filluar të shfaqë fenomenet e rrëshqitjeve, të cilat kanë qenë dhe janë ende aktive. Nga ana e institucionit tonë, për të gjitha këto rrëshqitje në vitin 2015, janë realizuar projektet për stabilizimin e tyre, por vlera për financimin e këtyre projekteve mbetet e lartë dhe ishte planifikuar implementimi i tyre në momentin e rehabilitimit të plotë të aksit rrugor. Në këto kushte, është bërë vetëm mirëmbajtja rutinë dhe është monitoruar vazhdimisht situata tek ky segment. Gjatë mirëmbajtjes, në këto zona, janë kryer disa ndërhyrje, sipas parashikimeve brenda sferës së kontratës, duke bërë vetëm sistemimin e shtresave asfaltike të rrugës, si dhe rregullimin e kunetave anësore me qëllim largimin e ujërave sipërfaqësore. Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve të rëna gjatë këtyre ditëve dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujërave nëntokësor, fenomeni i rrëshqitjes është aktivizuar dhe përshpejtuar duke marrë përmasa të mëdha në një gjatësi prej afro 100m. Nga momenti i evidentimit të fillimit të rrëshqitjes, nga ana e kontraktorit të mirëmbajtjes, janë marrë masa për sigurinë e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe është mbajtur në monitorim edhe gjatë natës. Aktualisht rrëshqitja është aktive dhe janë marrë masa për sigurinë e përdoruesve të rrugës, si dhe është njoftuar për ndalimin e kalimit të mjeteve të tonazhit të rendë. Në objekt është vendosur sinjalistika, e cila njofton përdoruesit e rrugës për dëmtimin. Nga ana e ARRSH do të ndërhyhet në drejtim të rivlerësimit të situatës, pasi është një rrëshqitje e re e shkaktuar si rezultat i reshjeve të ditëve të fundit. Për këtë situatë do të ndërhyhet me masa emergjente inxhinierike që lidhen me: – Marrjen e masave paraprake për garantimin e korsisë së vetme të kalimit para se të nisë puna në pjesën e dëmtuar. – Skarifikimin e komplet shtresave të dëmtuara. – Prishjen e murit ekzistues. – Bazuar në një studim të veçantë të hollësishëm gjeologo-inxhinierik emergjent, do të vendoset për zgjidhjen përfundimtare të rrëshqitjes, që nisur nga inspektimi vizual i dëmtimit, mund të lidhet me zbatimin ose jo të pilotave për ndërtimin e një muri të ri mbajtës prej betonarmeje gjatë gjithë gjatësisë së rrëshqitjes
– Ndërtimi i shtresave të reja rrugore. – Disiplinimi i ujërave sipërfaqësore, si dhe atyre nëntokësore, ku do të aplikohen drenazhimet me tubacione betoni. – Plotësimi me sinjalistikën e domosdoshme horizontale e vertikale. Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me konsulentët dhe stafin projektues po merr masa që të finalizojë projektin për rehabilitimin emergjent, në mënyrë që të implementohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Rruga e Borshit është çarë para disa ditësh për shkak të motit të keq dhe reshjet e dendura që kanë përfsshirë vendin. Rruga, e cila është rikonstruktuar këtë vit është çarë në hyrje të Borshit e cila është rikonstruktuar këtë vit. Ajo është bërë e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh cahet rruga e borshit rruga qeparo-sarandë arrsh cahet rruga e borshit rruga qeparo-sarandë

Sondazh

Poll