Aktualitet

U përplas për vdekje nga trajleri në Portin e Durrësit, flet babai i Artenidës: Vajza ngcmohej nga shoferët, ankohej se dr

11 Janar 2021, 16:50 Nga DOSJA
U përplas për vdekje nga trajleri në Portin e Durrësit, flet

DURRËS- Ka folur babai Artenida Haskës, vajza e cila humbi jetën disa ditë më parë pasi një trajler e tërhoqi zvarrë.

Në një intervistë që ka dhën për “Shqipëria live”,  ai ka kërkuar që ngjarja të zbardhet dhe të dënohet personi që i shkaktoi vdekjen vajzës. Babai i së ndjerës ka thënë ndër të tjera se vajza punonte prej 10 muajsh në port sakaq ka shtuar se në momentin që e ka marrë trajleri zvarrë ajo ka shkuar si gjithmonë për të hapur traun.

“Punonte në port prej rreth 10 muajsh. Ka shkuar si gjithmonë në punë. Kur ka shkuar një trajler, ajo ka shkuar si gjithmonë për të hapur traun. Ajo ka ecur drejt dhe trajleri e ka marrë me vete. Është ndarë trupi në 2-3 pjesë.  Kishte ankesa për shoferët e kamionave që lëvizin me shpejtësi, lëviznin në mënyrë të pakontrolluar. Kishte probleme me ngacmimet nga shoferët, kur i kërkonte dokumentat” tha babi i 25-vjeçares së ndjerë.”– ka thënë ai.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 7 janar në portin e Durrësit.  Haskasa, ishte punonjëse e sigurisë në Portin e Durrësit. Ajo u tërhoq zvarrë për 25 metra nga një trajler, drejtues i së cilit ishte një 39-vjeçar. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, drejtuesi u shoqërua për në komisariatin e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen. Artenida Haskasa punonte prej rreth 10 muajsh në pozicionin e oficeres së sigurisë në portin e Durrësit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flet babai i artenida haskës flet babai i artenida haskës

Sondazh

Poll