Aktualitet

Vaksinimi në Shqipëri/ Tomini: Vaksina nuk ka efekt nëse nuk jeni në kushte normale

11 Janar 2021, 15:59 Nga DOSJA
Vaksinimi në Shqipëri/ Tomini: Vaksina nuk ka efekt nëse nuk jeni

TIRANË– Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, është shprehur se është një arritje e madhe që dhe Shqipëria u bë pjesë e fushatave të vaksinimit.

Në një lidhje direkte për ‘ReportTv’, Tomini u shpreh se çdo vaksinë ka efektet e saj anësore, kësisoj dhe kjo kundër COVID mund të shfaqë skuqje në vendin e vaksinimit, lodhje por janë shenja afatshkurtra. Ndërkaq ajo shton se për disa persona ajo mund të mos ketë asnjë lloj shenje.

Vaksina sipas Tominit duhet të aplikohet te persona që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe që e kanë kaluar COVID, pasi vetëm ashtu do ketë efekt.Një person duhet të ketë 3 muaj ose më shumë që e ka kaluar COVID për të bërë vaksinën. Kësisoj vaksina nuk bëhet te personat që janë me COVID dhe janë të shtruar në spital, sepse nuk sjell rezultat

Për të thënë të vërtetën  është një proces që aplikohet në gjendje të shëndetshme. Kur aplikon çdolloj  vaksine duhet të jeni në kushte të shëndettshme. Të mos keni ethe apo  gjendje virale. Dhe rekomandohet që aplikimi i  vaksinës, të bëhet pasi të kaloni COVID. 3 muaj pasi keni kaluar COVID, ta aplikoni vaksinën. Siç aplikojmë vaksinat e tjera është e rëndësishme të aplikohet dhe të bëhet edhe vaksina”, shtoi ajo.

Vaksinimi në Shqipëri nisi ditën e sotme në orën 15:00 në stadiumin ‘Air Albania’. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomimi shqiperia nis vaksinimin eugena tomimi shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll