Aktualitet

Përplasje me armë mes shqiptarëve në Athinë! Vritet një shqiptar, doli para për të mbrojtur djalin, 25-vjeçari rëndë

11 Janar 2021, 17:52 Nga DOSJA
Përplasje me armë mes shqiptarëve në Athinë! Vritet

ATHINË– Një shqiptar është vrarë në Greqi! Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Agios Sostis, ku nga një sherr, një person ndërroi jetë, dhe tre të tjerë u plagosën. Në informacionet e para, siguruar nga mediat greke, bëhet me dije se gjithçka ka nisur nga një zënkë për çështje parash dhe më pas ka përfunduar me përplasje me armë zjarri në pjesën e jashtme të një kafeneje.

Mësohet se ka ndërruar jetë babai i një prej të plagosurve, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të birin nga plumbat, mirëpo dhe djali rreth 25 vjeç, është në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë një plumb në kokë. Ndërkohë që i plagosur lehtë, është punonjësi i kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen. 

Dëshmitarët kanë treguar babai dhe djali ishin ulur në një bar kafe, kur agresori i armatosur hyri papritmas dhe pasi shkëmbeu disa fjalë, filloi të qëllonte drejt personit që humbi jetën. Ndërkohë që jashtë bar-kafesë, sheshi ishte plot me fëmijë të vegjël por fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar. 

Në vendin e ngjarjes u pa edhe bashkëshortja e viktimës, e cila është parë e larë në gjak por nuk ka pranuar të largohet nga bashkëshorti i saj.

Policia ka zbarkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe u gjetën 7 gëzhoja, dhe ka nisur menjëherë punën për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar me makinën e tyre nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se sherri me armë zjarri ka ndodhur si pasojë e “mosmarrëveshjeve financiare”, por nuk ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi te shtena ne greqi greqi te shtena ne greqi

Sondazh

Poll