Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, dëmtohet ‘Ura e Zogut’ në Milot për shkak të reshjeve të dendura të shiut

11 Janar 2021, 16:14 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri, dëmtohet ‘Ura e Zogut’

MILOT– Është shmebur “ura me harqe” e qujatur si ‘Ura e Zogut’ në Milot për shkak të reshjeve të denduar që kanë përfshirë vendin tonë që prej disa ditësh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se urës i janë shmebur disa pjesë, të cilat kan rënë në ujë. Mwsohet se kanw humbur nw ujw disa pjesë rreth 2 metra.

Ura e ndërtuar në 1927 është monument kulture, i mbrojtur nga shteti.
Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat.E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

Ura është projektuar nga një inxhinier italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, inxhinier që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel, që kalon nga livadhi i Turkut nëpër Mirditë. Sipas shtypit të kohës, ura është ndërtuar brenda një viti dhe dallohej për madhështinë e saj.

Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra dhe Lezha me mijëra hektarë të përmbytur

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi shembet ura e zogut ne milot moti i keq ne shqiperi shembet ura e zogut ne milot

Sondazh

Poll