Politike

Reuters zbulon prapaskenat: Rama u bë ndërmjetës mes Athinës dhe Ankarasë që kur ishte President i OSBE

11 Janar 2021, 14:24 Nga DOSJA
Reuters zbulon prapaskenat: Rama u bë ndërmjetës mes Athinës

GREQI- Turqia kërkoi sot rinisjen e bisedimeve me Greqinë për Detin dhe çështje të tjera që i ndajnë palët. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu. Reuters shkruan se ministri i Jashtëm grek, thotë se nuk ka marrë ftesë zyrtare por është gati të rifillojë diskutimet. Më tej media prestigjioze zbulon se kryeministri Edi Rama ka hyrë në rolin e negociatorit mes palëve që kur ishte president i OSBE.

“Çavusouglu tha se kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ishte në Ankara javën që shkoi kishte tentuar që ti bënte palët bashkë që kur ministri Dendias ishte në Tiranë, por Dendias e refuzoi për shkak të anijes turke në Mesdhe, Oruç Reis. Çavusogly tha se ishte gati ta takonte Dendias në Tiranë sapo të rinisnin bisedimet”, thuhet në shkrimin e Reuters.

Greqia dhe Turqi nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar mbi 60 raunde bisedimesh por pa sukses. Turqia dhe Greqia nuk janë në një mendje për shtrirjen e shelfit Kontinental në Mesdhe dhe çështje të tjera. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mevlüt çavuşoğlu mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll

Politike 11 Janar 2021, 13:58

GREQI– Burime nga Ministria e Jashtme greke kanë raportuar për ‘Skai’ se nuk kanë asnjë program për takim në Tiranë e se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Turqia. ...