Aktualitet

Përplasi për vdekje punonjësen e portit/ Gjykata e Durrësit merr vendimin për 39- vjeçarin, i riu lihet në burg 

11 Janar 2021, 15:39 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje punonjësen e portit/ Gjykata e Durrësit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg shoferin 39 vjeçar nga Malisheva, i cili aksidentoi për vdekje, 25- vjeçaren Artineda Haskasa, para disa ditësh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se seanca për vlerësimin për masën e sigurisë u zhvillua sot nga gjyqtari Petraq Curri.

Artineda Haskasa 25 vjeçe nga Durrësi u aksidentua për vdekje, pasditen e së enjtes së të javës së kaluar. 

Haskasa, ishte punonjëse e sigurisë në Portin e Durrësit. Ajo u tërhoq zvarrë për 25 metra nga një trajler, drejtues i së cilit ishte një 39-vjeçar. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, drejtuesi u shoqërua për në komisariatin e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen. Artenida Haskasa punonte prej rreth 10 muajsh në pozicionin e oficeres së sigurisë në portin e Durrësit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artineda haskasa artineda haskasa

Sondazh

Poll