Aktualitet

“Mos trembni miletin!”, Artan Fuga spektik për vaksinën: Tregoni burimin, shëndeti publik do transparencë të plotë

11 Janar 2021, 15:17 Nga DOSJA
“Mos trembni miletin!”, Artan Fuga spektik për vaksinën:

TIRANË– Akademiku Artan Fua kërkon informacion për vaksinat e mbërritura në Shqipëri, teksa në stadium po vaksinohen mjekë dhe infermierë.

Në një shënim në rrjetet sociale, Fuga e cilëson ardhjen e vaksinës trafik jo transparent, jo legal duke kërkuar logon e laboratorit, burimin e shpërndarjes, kontratën, çmimin, etj. Ai thekson se shëndeti publik kërkon transparencë maksimale.

Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t’i çpojmë bythët ne? (Më falni për termin) Tregoni mo jo vetëm logon e laboratorit, por edhe burimin e shpërndarjes së tyre, kontratën, çmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shëndeti publik do transparencë të plotë. Ore mund të shesë njeri medikamente duke thënë i gjeta në rrugë? Shëndeti publik kërkon transparencë maksimale. Nuk ka sekret për origjinën nga vijnë vaksinat! Nuk jemi në kamp përqendrimi ku mjeku të fut injeksionin pa të dhënë garancitë e transparencës”, shkruan Fuga.

Procesi i vaksinimit në vendin tonë ka nisur që prej orës 15:00. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga shqiperia nis vaksinimin artan fuga shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll