Politike

11 Janar 2021, 13:58 Nga DOSJA

GREQI– Burime nga Ministria e Jashtme greke kanë raportuar për ‘Skai’ se nuk kanë asnjë program për takim në Tiranë e se nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Turqia. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Papaioannou  është shprehur se deri më tani institucioni nuk ka marrë asnjë ftesë nga ministria turke në lidhje me një datë për për raundin e 61-të të kontakteve eksploruese.

‘Po te duam të flasim me Turqinë nuk kemi nevojë per ndermjetës. Nga viti 2016 deri me sot kemi zhvilluar 61 raunde bisedimesh. Deri më tani, Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të kontakteve eksploruese. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar në lidhje me caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental,” është shprehur Papaioannou.

Ndërkohë në deklaratën e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu të bërë ditën e sotme, thuhet se Turqia fton Greqinë të rifillojë kontaktet kërkimore brenda janarit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqi-turqi ne tirane greqi-turqi ne tirane

Sondazh

Poll