Politike

PAMJET nga aksi Burrel- Skuraj/ Banorët bllokohen, vijnë në ndihmë mjetet e rënda për të nxjerrë kamionin nga balta

11 Janar 2021, 12:36 Nga DOSJA
PAMJET nga aksi Burrel- Skuraj/ Banorët bllokohen, vijnë në

TIRANË– Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka ndarë në Facebook disa pamje që vijnë nga aksi rrugor Burrel-Skuraj. Në foto shihet se rruga është bllokuar dhe njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin për të dalë nga balta ku janë futur.

Një kamion i madh i bllokuar shihet në pamjet e publikuara nga Çollaku. Ai shkruan se nga ana e qeverisë nuk është marrë asnjë masë dhe nuk ka reagim për gjendjen në zonë.

POSTIMI I PLOTË:

Banoret e qytetaret e Matit te braktisur ne meshire te fatit. Aksi Burrel-Skuraj arteria kryesore qe lidh Matin me qendren e vendin eshte bllokuar teresisht. Bllokimi i te vetmes rruge eshte bllokimi i jetes ekonomise se banoreve te ketyre zonave. Rruget e lena pa asnje investim,punimet e bera ne siparfaqe me pak asfalt e pak boje deri sa te mbahen zgjedhjet e te mashtrohen njerezit sot jane poshte baltes e dheut, te shembura. Braktisja e kesaj zone nga pushteti eshte i qarte. Zona eshte denuar me varferi dhe emigracion. Pamjet qe dergojne banoret e shqetesuar nga zona flasin vete. Keto kushte jane kushte mesjete. Keto pamje jane prova e qarte se cfare shkakton keqqeverisja qe e ka burimin te pushteti i marre pa vota dhe pa zgjedhje. Gjendja eshte ne prag katastrofe. Asnje reagim nuk ka nga strukturat shteterore. Kjo jane pamje nga rruget e Matit sot,qytetit te lashte njerezve fisnkike,qe varferia dhe qeverisja e mbrapshte po zbras dite pas dite.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kreshnik çollaku moti i keq ne shqiperi kreshnik çollaku moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll