Bota

Ulet numri i vdekje në Kosovë, 2 persona ndërrojnë jetë gjatë orëve të fundit, 253 persona rezultojnë pozitiv

10 Janar 2021, 14:37 Nga DOSJA
Ulet numri i vdekje në Kosovë, 2 persona ndërrojnë jetë

KOSOVË-Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj ka raportuar bilancin e Covid-19. Gjatë orëve të fundit, nga 1,568 teste të kryera kanë rezultuan pozitivë 253 persona. Ndërsa, numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë është 2.

Njoftimi i Ministrit të Shëndetësisë:

Qytetarë të nderuar, respektoni masat anti Covid!

Përderisa të gjitha shtetet evropiane janë duke u përballur me numër të madh të pacientëve të infektuar me Covid 19, vendi ynë suksesshëm po vazhdon ta menaxhojë situatën epidemiologjike në vend. Nga 1586 mostra të marra brenda 24 orëve, 253 kanë rezultuar pozitive, 646 kanë fituar betejën me Covid 19, ndërsa kemi dy vdekje. Qytetarë të nderuar, Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që keni pasur me institucionet e vendit, për respektim të masave anti Covid, ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid 19. Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1.500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës. Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën. Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti Covid. Deri në arritjen e vaksinave anti Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit  jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore,”-postimi i plotë. 

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 53,776 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1.337.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bilanci ne kosove covid-19 ne kosove bilanci ne kosove covid-19 ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 10:08

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarëve me COVID-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 90,138,063 persona. Ndërsa, numri i pacientëve që ka ndërrua...

Bota 10 Janar 2021, 08:28

Gjermani/ Kërkohen infermierë vullnetarë

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...