Bota

Vrau gruan, djemtë dhe veten/ Kryeprokurori i vrasjes së katërfishtë në Kosovë jep detaje: S’ka dyshime se janë të pë

10 Janar 2021, 11:52 Nga DOSJA
Vrau gruan, djemtë dhe veten/ Kryeprokurori i vrasjes së

KOSOVË-Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka njoftuar se nuk ka dyshime se në tragjedinë e familjes Zuka, nga Pozherani i Vitisë, ku kryefamiljari vrau fëmijët dhe gruan janë përfshirë edhe persona të tjerë. Sipas mediave të Kosovës, Kryeprokurori Arben Kadriu, në një deklaratë ka thënë se çifti dyshohet se kishin nisur procedurat për divorc, teksa thekson se familjarët nuk ishin në dijeni se ata kishin probleme mes tyre.

Gjithashtu, ai ka thënë se natën e krimit shtëpia është gjendur me gjak si pasojë e vrasjes së tre personave, ndërsa akti i vetëvrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.

“Janë kamerat e sigurisë, e kanë kap imazhin e hyrjes në shtëpi dhe daljes. Nuk ka dyshime se janë të përfshirë persona të tjerë në ngjarje. I zoti i shtëpisë dyshohet se i ka kryer vrasjet dhe aktin e vetëvrasjes. Akti i vetëvrasjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Shtëpia nga brenda ka qenë e gjitha me gjak. Kanë udhëtuar nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se çifti ka qenë në procedura të shkurorëzimit. Prindi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten, dy djemtë, pastaj vetën. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion…Familjarët e tjerë nuk kanë pas njohuri që ata kanë pas probleme. Janë intervistuar familjarët, për njohuri rreth raporteve të tyre”, përfundoi ai.

Më 30 dhjetor  kryefamiljari, Fetah Zuka, 45 vjeç, ka vrarë gruan Makifiren dhe dy djemtë e tyre, 23 e 18 vjeç, Hamdiun e Arbërin. Familja kishte nënshtetësi zvicërane, ndërsa në Kosovë kishin ardhur pak ditë para se të ndodhte krimi.  Një ditë pas tragjedisë, vëllai i Fetahut, ka deklaruar se me vëllanë kanë kaluar shumë mirë dhe çdo natë kanë ngrënë darkën bashkë. Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë dhe vetëvrasje”, ndërsa Komuna e Vitisë shpalli një ditë zie për shkak të ngjarjes që tronditi vendin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fetah zuka vrasja e katerfisht ne kosove fetah zuka vrasja e katerfisht ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 10:08

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarëve me COVID-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 90,138,063 persona. Ndërsa, numri i pacientëve që ka ndërrua...

Bota 10 Janar 2021, 08:28

Gjermani/ Kërkohen infermierë vullnetarë

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...

Bota 10 Janar 2021, 07:41

Se sa efektiv është një sistem shëndetësor, këtë ta teston menjëherë një situatë krize. Edhe në Gjermaninë e pasur dhe me një sistem shëndetësor ndër më cilësor...