Aktualitet

Reshje masive shiu në Oboti, Rama: 24 orët në vazhdim do të jenë më problematike

10 Janar 2021, 14:02 Nga DOSJA
Reshje masive shiu në Oboti, Rama: 24 orët në vazhdim do të

SHKODËR-Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme fshatin Obot, në Shkodër i cili ka shfaqur më shumë probleme për shkak të përmbytjeve. Në vizitën e tij kreu i qeverisë ka thënë se 24 orët e fundit situata do të jetë problematike. Ndërkohë, që ka vënë në dukje se nuk ka pasur banesa të dëmtuara dhe rrugët janë të hapura.

“Ajo që më shqetëson është se në këtë zonë do të ketë reshje intensive sipas parashikimeve. Ajo që ka rëndësi është që nuk ka banesa të dëmtuara, bagëti të dëmtuara dhe lëvizshmëria deri tani ka qenë e garantuar. Do të vazhdojmë sigurinë që askush të mos ketë probleme në raste emergjence, po ashtu do të sigurohen ndihma. Besoj që 24 orët që kemi përpara janë më problematike”, tha Rama.

Gjithashtu, ai theksoi se edhe pse ka pasur sasi të larta reshjesh, situata vijon të jetë nën kontroll dhe se dëmet janë minimale.

“Orët e ardhshme priten të ketë reshje shumë intensive në zonën e Shkodrës, që krejt ndryshe nga përmbytja e frikshme e janarit 2010, kur me më pak reshje se këtë herë u evakuuan nga banesat mbi 10 mijë njerëz e mijëra krerë bagëti dhe qyteti u bllokua plotësisht nga uji, si rezultat i menaxhimit kriminal të kaskadës së Drinit e i bllokimit total të kanaleve kulluese. Sot situata vazhdon të jetë nën kontroll dhe dëmet janë minimale, pikërisht sepse është punuar vitet e fundit me zhbllokimin e kanaleve kulluese si edhe menaxhimi i kaskadës po bëhet me profesionalizëm të lartë”, shprehet Rama. 

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, rrëshqitje dherash në Kurbin e Korçë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shkoder moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shkoder moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll