Aktualitet

Shkumbini del nga shtrati në Papër, përmbyten toka bujqësore, uji përfshin dhe disa oborre banesash

10 Janar 2021, 12:45 Nga DOSJA
Shkumbini del nga shtrati në Papër, përmbyten toka

ELBASAN-Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që sot lumi Shkumbin të dalë nga shtrati në disa fshatra të Elbasanit. Bëhet e ditur, se si pasojë e daljes nga shtrati në Papër, janë përmbytur disa toka bujqësore, ndërsa uji po deporton edhe në oborret e disa bizneseve.


Reshjet kanë qenë me ndërprerje, kjo ndoshta ka ndihmuar që mos ketë dalje masive nga shtrati. Ndërkohë raportohet, se ka pasur, ndërprerje të energjisë elektrike kryesisht në zona rurale, pasi kanë rënë disa shtylla të tensionit të ulët. Por, ndërhyrja në kohë e stafeve të OSHEE ka bërë që për disa orë, situata t’i kthehet normalitetit.

Ndërkohë, në aksin Elbasan-Librazhd, policia rrugore vijon të operojë me dy grupe. Kurse në aksin Elbasan-Prrenjas vijon të jetë problematike situata në kthesën e Murrashit ku vijojnë të rrëshqasin gurë.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, rrëshqitje dherash në Kurbin e Korçë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbanas moti i keq ne shqiperi elbanas moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll