Aktualitet

Në hotelin e tij u strehuan klandestinët, policia jep detaje për arrestimin e pronarit Fatos Dusha. Çfarë i gjetën gjatë

10 Janar 2021, 07:59 Nga DOSJA
Në hotelin e tij u strehuan klandestinët, policia jep detaje për

TIRANË- Një 63-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi kishte bashkëpunuar në trafikun e migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë. Fatos Dusha ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët që u shpëtuan nga mbytja në Vlorë, por gjatë kontrolleve në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

63-vjeçari akuzohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në vijim të operacionit të përbashkët të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Vihet në pranga një nga autorët e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për hetimin e Trafiqeve dhe Narkotiëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe DVP Tiranë,  arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, migrantët e evakuuar gjatë operacionit të djeshëm. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e hotelit janë gjetur të strehuar dhe 9 klandestinë të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuar Prokurorisë, për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkepunim.

Emri i Dushës ka dalë nga dëshmitë e sirianëve, të cilët janë marrë në pyetje për 22 orë në komisariatin e Vlorës. Policia do ta marrë në pyetje Dushën për të zbardhur rolin e tij në trafikimin e emigrantëve dhe emrat e bashkëpunëtorëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fatos dusha emigrantet fatos dusha vlore arrestohet fatos dusha emigrantet fatos dusha vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 22:11

TIRANË– Meteologët britanikë kanë dhënë alarmin për mbërritjen e një stuhisë Filomenia në Ballkan, ku edhe ndodhet Shqipëria.Ekspress.Co.uk shkruan se sipa...