Aktualitet

Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, r

10 Janar 2021, 07:35 Nga DOSJA
Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të

TIRANË– Shqipëria ende vijon nën ujë. Reshjet e shumta të shiut dhe stuhia “Filomena” që pritet të kalojë përmes gadishullit të Ballkanit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në vend. Për shkak se reshjet e shiur dhe dëborës vazhdojnë pa ndërprerjë në të gjithë vendin, e kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve. 

Situata shfaqet më shumë problematike në disa qarqe të vendit si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, etj. Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe disa qindra rrugë, banesë, biznese dhe institucione që janë në pushtetin e shiut. Probleme janë hasur edhe për lumin Shkumbin, i cili ka të dalë nga shtrati në Papër, ndërsa lumi Drin ka pësuar rënie me 50 cm të nivelit të ujit. Ndërkohë së fundmi për fat të mirë ka shpëtuar edhe një person që ka mbetur në ujë, Nxjerrja e tij nga uji është bërë e mundur falë zjarrëfikësve. 

Edhe në Lezhë e Kurbin situata vijon të jetë problematike, për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në disa akse rrugore. Si pasojë është bllokuar rruga në fshatin Shpërdhet, ku nën ujë janë 2800 ha tokë dhe janë evakuuar 27 familje.

Situata është e më vështirë në Shkodër, ku sipas kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi 1100 ha tokë bujqësore të përmbytur, ndërsa rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ndërkohë në Skrapar, Poliçan dhe Urën-Vajgurore është shkëputur energjia e elektrike për shkak të motit të keq. Sakaq në Kukës situata paraqitet nën kontroll por që nuk mungojë reshjet e shiut dhe të dëborës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 22:11

TIRANË– Meteologët britanikë kanë dhënë alarmin për mbërritjen e një stuhisë Filomenia në Ballkan, ku edhe ndodhet Shqipëria.Ekspress.Co.uk shkruan se sipa...