Aktualitet

I ‘larë’ në flori! 275 dollarë për një biftek, sa kushtoi darka e ‘shefave’ shqiptarë në Dubai (SHEMBUJT)

10 Janar 2021, 07:01 Nga DOSJA

DUBAI– Restoranti i “Salt Bae” është bërë ‘hit’ në ditën e fundit në Shqipëri, pasi Dosja.al ka siguruar një video ku dy ministrat Arben Ahmetaj e Belinda Ballukun, Arbjan Maznikun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, konsumojnë ushqim në një prej restoranteve më luksoze në të gjithë botën. 

Edhe pse nuk duken pamje nga darka për të parë porosinë, sërish një ‘ide’ sesa e gjitha ka kushtuar mund ta krijojmë përmes shkrimeve në internet. Revista të njohura botërore, i kanë dedikuar shkrime restorantit, duke i bërë edhe ‘review’ për ushqimin dhe koston me të cilën e servir. 

Sipas “Observer”, në restorantit ‘SaltBae’ biftekët kushtojnë nga 70 deri në 275 dollarë, ndërsa ka edhe artikuj të tjerë që flasin për çmime edhe më të larta e marramendëse për realitetin shqiptar. 

“Menuja në Nusr-et është e kufizuar dhe absurde e shtrenjtë. Një sallatë kushton 25 dollarë. Biftekët, ndërkohë, kushtojnë midis 70-250dollarë, për shiritat e fijes pa kocka, dhe 275 dollarë,“-shkruan Joshua David Stein për “GQ”. 

Po për “delegacionin” shqiptar vallë sa ka kushtuar? Jo për gjë, po shpresojmë mos t’i ketë kushtuar shumë sheikut Mohamed Ali Alabbar, i cili njihet si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

LAJMI KRYESOR: Darka me Samir Manen në Dubai fut në telashe qeverinë, rrjeti i ‘masakron’, Rama: Pagoi biznesmeni arab

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qeveritaret ne dubai me samir manen qeveritaret ne dubai me samir manen

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 22:11

TIRANË– Meteologët britanikë kanë dhënë alarmin për mbërritjen e një stuhisë Filomenia në Ballkan, ku edhe ndodhet Shqipëria.Ekspress.Co.uk shkruan se sipa...