Bota

Ka përdorues mbështetësit e Trump, Google pezullon aplikacionin Parler: Postimet nxisnin dhunë

9 Janar 2021, 21:55 Nga DOSJA
Ka përdorues mbështetësit e Trump, Google pezullon aplikacionin

SHBA-Google ka pezulluar aplikacionin Parler nga Play Store për shkak të postimeve me përmbajtje të dhunshme që kishte. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se shumë mbështetës të Donald Trump kanë paralajmëruar për protesta në dhunshme në SHBA.

Parler nuk i ka hequr këto postime nga aplikacioni dhe për këtë ka marrë edhe një paralajmërim nga Apple, i cili e ka kërcënuar se do e heq nga App Store. Ndërkohë që Kreu i aplikacionit, John Matze tha se Parle është një aplikacion i pavarur politikisht.

Që nga viti 2018 Parle ka marrë mjaft famë dhe është bërë shumë popullor në SHBA. Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Parler u bë aplikacioni më i shkarkuar në SHBA, pasi postimet në të nuk censuroheshin edhe po të përhapnin informacion të rremë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump parler donald trump parler

Sondazh

Poll

Bota 9 Janar 2021, 19:24

ITALI-Papa Françesku ka folur për protestat e dhunshme që mbërthyen Capitolin në 6 janar në SHBA. Në një intervistë për mediat e huaja ai tha se u habit ...