Bota

Përmbytje në Kosovë, Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik paralajmëron: Pritet situatë e rrezikshme nga vërshimet!

9 Janar 2021, 09:19 Nga DOSJA
Përmbytje në Kosovë, Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik

KOSOVË –  Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të vazhdojë të jetë kritike dhe e rrezikshme.

Latifi u bën thirrje institucioneve  përkatëse për gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme.

Siç është parashikuar reshjet do të vazhdojnë edhe nesër ku do të ketë herë reshje të borës e herë të shiut. Po ashtu, nesër do të paraqitet edhe një ndërprerje e përkohshme e reshjeve, por përsëri do vazhdojnë në mbrëmje.

Ndërkaq, më 10 janar pritet rritja e intensitetit dhe si pas gjitha këtyre parashikimeve dhe gjendjes hidrologjike me gjithë këto përmbysje pritet që kjo situatë të jetë kritike. Duhet të jemi në gjendje gatishmërie sepse nivelet maksimale të lumenjve do të shkojnë edhe më tutje”, është shprehur Latifi.

Reshjet e shiut kanw përfshirë edhe Kosovën duke shkaktuar përmbytje. Si pasojë e motit të keq, disa komuna si dhe fshatra janë bllokuar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne kosove permbytje ne kosove moti i keq ne kosove permbytje ne kosove

Sondazh

Poll