Bota

Danimarka vendos masa të reja, kërkon test negativ për Covid për personat që futen në vend

9 Janar 2021, 08:28 Nga DOSJA
Danimarka vendos masa të reja, kërkon test negativ për Covid

DANIMARKË– Në listën e shteteve që kanë vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 është bashkuar dhe Danimarka.

Ministri i Teansportit Benny Engelbrecht në një konferencë për shtyp tha se nga data 9 janat (sot) nuk do të lejohet të fluturojë asnjë aeroport danez pa kontrolluar që të gjithë pasagjerët në bord të jenë negativë për koronavirusin.

“Që nga 9 janari në 17:00, asnjë kompani ajrore nuk do të lejohet të fluturojë në një aeroport danez pa kontrolluar që të gjithë pasagjerët në bord të jenë negativë për koronavirusin e ri”, tha Engelbrecht.

‘The Guardian’ shkruan se ai bëri me dije se do të përjashtohen nga këto masa fluturimet e brendshme dhe ato që vijnë nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, territore autonome daneze dhe për fëmijët nën moshën 12-vjeç.

Testi negativ nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë dhe ky rregull do të zbatohet për të gjithë, shtetas danezë ose të huaj. Engelbrecht bëri me dije se këto masa do të jenë në fuqi të paktën deri më 17 janar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimarka masat anti-covid danimarka masat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 21:11

A është më Amerika një model?

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald T...