Bota

Ndodh një herë në 50 vjet! Spanja pushtohet nga dëbora e dendur, shkakton kaos në lëvizjen e mjeteve, anulohen fluturimet

9 Janar 2021, 07:20 Nga DOSJA
Ndodh një herë në 50 vjet! Spanja pushtohet nga dëbora e

SPANJË– Në mesin e lajmeve për Covid dhe trazirave për zgjedhjet presidenciale në SHBA, dëbora e dendur në Spanjë ka qënë ajo që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.

Ajo ka shkaktuar kaos në rrugë, veçanërisht në Madrid i cili nuk ka parë reshje dëbore që prej 50 vitesh. Automjetet kanë mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë që filloi ditën e djeshme.

Bora ra më rëndë në pjesët veriore dhe qendrore të Spanjës. AEMET lëshoi ​​një paralajmërim me ngjyrë portokalli për shumicën e rajoneve Spanjolle dhe një kod të kuq për tre provinca në Spanjën qendrore.

Stuhia Filomena goditi gjithashtu Ishujt Kanarie dhe bregdetin jugperëndimor të gadishullit, duke sjellë erëra e shi jashtëzakonisht të fortë, sipas AEMET. Reshjet e rralla të borës shkaktuan përçarje të trafikut në të paktën 200 rrugë dhe vonesa në transportin publik.

Autoritetet anuluan të paktën 30 fluturime në Ishujt Kanarie për shkak të kushteve të motit intensiv, tha operatori spanjoll i aeroportit AENA në Twitter.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota debore ne spanje debore ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 21:11

A është më Amerika një model?

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald T...