Aktualitet

Përmbytjet në vend nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Agjencia Civile dyfishon kapacitetet në ndihmë të banorëve, të

8 Janar 2021, 16:28 Nga DOSJA
Përmbytjet në vend nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Agjencia

TIRANË– Ka reaguar Ministria e Mbrojtes për situatën që është krijuar në vendin tonë për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë disa qytete të Shqipërisë, duke bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve.

Në një njoftim për meidiat Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se po monitoron nga afër situatën e ktijuar së bashku me Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile, sakaq njogton se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura.

Po ashtu Ministria bën të ditur se të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje. Po ashtu Ministria ka treguar se aktualisht ka përmbytje të pjesëshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër.

Njoftimi i Plotë:

“Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Emergjencave Civile po monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e orëve të fundit. Me kërkesë të bashkisë Shkodër, Forcat e Batalionit të I të Këmbësorisë janë vënë në dispozicion të bashkisë Shkodër për transportin dhe evakuimin në rast nevojë në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit. Aktualisht ka përmbytje të pjesëshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç, ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Në një pjesë të sipërfaqeve të tokave ka ujë që shkon deri në 30 cm. Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura. Në njësinë Ana e Malit janë transportuar rreth 75 banorë. Gjithashtu, trupat dhe mjetet e batalionit të Vaut të Dejës janë vënë në dispozicion edhe të bashkisë Lezhë në zonat ku ka prani të shtuar të ujit. Të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse janë në gatishmëri të plotë dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast nevoje. Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje bashkive të vënë në dispozicion të gjitha burimet për të përballuar situatën në territoret e tyre pasi e kanë detyrim ligjor.”

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll