Aktualitet

70 familje të bllokuara nga dëbora/ Banorët e Thethit dalin në protestë: Jemi të izoluar, shteti vjen merr taksat për ene

8 Janar 2021, 16:26 Nga DOSJA
70 familje të bllokuara nga dëbora/ Banorët e Thethit dalin

SHKODËR- Banorët e Thethit kanë dalë sot në protestë, për shkak të situatës të vështirë që është krijuar në zoënë si pasojë e motit të keq që ka përfshirë që prej dy ditësh vendin tonë. për shkak të doborës zona turistike është e bllokuar prej ditësh dhe mbi 70 familje kanë mbetur të izoluara.

Moti i keq ka sjellë mungesë të energjisë elektrike si dhe probleme të komunikimit me Shkodrën. Nisur nga kjo situatë banorët kanë dalë në protestë ku siç dëgjohet në një video që ka siguruar TopChannel ata shprehen se thirrjet e tyre po shkojnë në vesh të shurdhër dhe se nuk kanë asnjë reagim nga shteti.

“Problemi i Thethit po shihet, se shtetit nuk po i bie mbrapa hiç, as për rrugë, as për mjekësi, as doktor, as nuk kemi ku bëjmë gjilpërat, as serumet. Jemi të izoluar prej borës e prej kushteve të këqija”, shprehet një banor.

“Shteti vjen merr taksa, ujë e drita, sigurime, por këtu nuk ka as ujë, as drita, as arsim, as shëndetësi”, shprehet një tjetër.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë  probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll