Bota

Britania e Madhe aprovon vaksinën anti-Covid Moderna, sekretari i Shëndetësisë: Do të na ndihmojë të përshpejtojmë prog

8 Janar 2021, 12:31 Nga DOSJA
Britania e Madhe aprovon vaksinën anti-Covid Moderna, sekretari i

ANGLI-Britania e Madhe ka miratuar për përdorim vaksinën anti-Covid Moderna, por nuk do të jetë në gjendje të marrë asnjë nga dozat prej 17 milion që ka porositur, deri në muajin mars. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shëndetësisë Matt Hanccock, i cili ka bërë të ditur se deri më tani në Britaninë e Madhe janë vaksinuar 15 milionë njerëz dhe aprovimi i vaksinës do të përshpejtoj programin e vaksinimit.

‘Ky është një lajm tjetër i shkëlqyeshëm dhe një armë tjetër në arsenalin tonë për të zbutur këtë sëmundje të tmerrshme. Ne tashmë kemi vaksinuar gati 1.5 milion njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe vaksina Moderna do të na lejojë të përshpejtojmë programin tonë të vaksinimit edhe më shumë pasi dozat të bëhen të disponueshme nga pranvera. Ndërsa ne imunizojmë ata që janë më në rrezik nga Covid, unë i nxis të gjithë të vazhdojnë të ndjekin rregullat për të ulur numrin e infektimve,”-ka thënë ai.

Vaksina  Moderna është e treta e autorizuar për përdorim në Britaninë e Madhe, pasi në vend është aprovuar vaksina Pfizer / BioNTech dhe ajo e  Universiteti i Oksfordit / AstraZeneca .

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe britania e madhe aprovon modenen moderna britania e madhe britania e madhe aprovon modenen moderna

Sondazh

Poll

Bota 8 Janar 2021, 12:23

Si do të sillemi pas vaksinimit?

Pas autorizimit më të fundit nga EMA dhe AIFA për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid të Pfizer-Biontech në Evropë dhe Itali, tashmë e miratuar edhe nga FDA-ja e...

Bota 8 Janar 2021, 12:19

FOTOLAJM/ Kur e merr shkollën me ‘mik’

BOTË– Nga tualeti me stol e deri tek dyert me mur, janë disa nga dizajnet më të dobëta por edhe të rrezikshme për t’u patur në shtëpi.Dështimet...