Bota

Papa në kopertinën e Vanity Fair, jep një mesazh shprese për 2021

8 Janar 2021, 12:05 Nga DOSJA
Papa në kopertinën e Vanity Fair, jep një mesazh shprese për

ITALI- Papa Françesku është në kopertinën e edicionit të fundit italian të Vanity Fair, revista mujore e kulturës popullore, modës dhe çështjeve aktuale. Shtypur me shkronja të kuqe poshtë fotos së Papës 84-vjeçar shkruhej ‘Fratelli Tutti’, duke iu referuar thirrjes së tretë të Papës për vëllazërim dhe miqësi bashkëvepruese.

Ai u shpreh duke thënë se shpresonte që mesazhi i tij do t’i ndihmonte lexuesit e revistës ta përballojnë me dashuri dhe shpresë Vitin e Ri.

“Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë, duhet të bëhemi një familje e madhe njerëzore’’– tha papa për Vanity Fair.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA në faqen e internetit të Vanity Fair ka gjithashtu një kontribut në mesazhin e Papës, në lidhje me sfidat që duhet të përballim së bashku në këtë 2021. Revista gjithashtu përmban një artikull që rishikon ngjarjet më domethënëse të papatit të Françeskut i cili u zgjodh papë në Mars 2013.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku ne kopertinen e vanity fair papa françesku ne kopertinen e vanity fair

Sondazh

Poll