Aktualitet

Përmbytjet në vend, prefekti i Vlorës: Situata nën kontroll, do mblidhet shtabi i emergjencave

8 Janar 2021, 10:22 Nga DOSJA
Përmbytjet në vend, prefekti i Vlorës: Situata nën kontroll,

VLORË-Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme dhe në Vlorë. Bëhet e ditur se niveli i Vjosës është rritur në kuotat mbi 6.3 m mbi nivelin e detit duke shkaktuar përmbytjen e një pjese të pazarit pranë urës së Mifolit.

Ndërkohë, prefekti i qarkut të Vlorës, Falmur Mamaj ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka shpjeguar situatë. Sipas tij, gjendja në Vlorë është e qetë dhe po mbahet në vëzhgim.

Mamaj vuri në dukje se edhe pas rritjes së nivelit të Vjosës, nuk ka pasur përmbytje në Selenicë. Gjithashtu, ai ka thënë se do të zhvillohet mbledhje e shtabit të emergjencave.

Sot situata në Vlorë është e stabilizuar. Situata në Përmet dhe Memaliaj është e qetë. Situata edhe këtu në urën e Mifolit do të stabilizohet të paktën për 12 orët e ardhshme. Do ta mbajmë situatën në vëzhgim dhe kushtet e motit do të përmirësohen. Ndërprerjet e shiut të herë pas hershme na favorizon që të mos kemi situatë të rënduar. Por parashikime të sakta nuk mund të bëjmë. Ajo që ka parashikuar IGJEUM është për tu marrë në konsideratë dhe ne po punojmë. Sot kemi mbledhjen  e shtabit të emergjencave ku do të përcaktojmë të gjitha detyrat, për të gjitha institucionet, me qëllim që të jemi të përgatitur.  Do të përdoren të gjitha protokollet në kohë. Edhe niveli sot këtu në Vjosë është falë ndërhyrjeve të bërë nga qeveria. Nuk kemi përmbytje në Selenicë. Po të ishim në kuotën 6.6 siç jemi sot, para dy vitesh duhet të kishim përmbytje në Selenicë. Jemi në parametra shumë normalë, por kemi ngritje të kuotave në urën e Mifolit,”-ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytjet ne vlore vlore permbytjet ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 10:21

Ishin të veshur shtrenjtë. Ishin të veshur bukur. Treguan se mbanin pozicione të mira pune, por gjithçka ishte fasadë. Ata ishin mashtrues. Një çi...