Aktualitet

Moti i keq pushton vendin, por a mund të udhëtojmë? ARRSH bën NJOFTIMIN: Rrugët janë HAPUR, qarkullimi vazhdon pa problem

8 Janar 2021, 08:32 Nga DOSJA

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një përmbledhje të situatës së rrugëve në Shqipëri, në një kohë kur vendi është “i pushtuar” nga moti i keq. Siaps ARRSH-së, gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit megjithatë rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem. Në Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, ka pasur rënie gurësh, ku edhe po punohet akoma për t’i hapur rrugë qarkullimit të mjeteve.  ARRSH ka një thirrje edhe për drejtuesit e mjeteve, duke i kërkuar që të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare:

 

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren rruga është e hapur  dhe qarkullimi vazhdon pa problem. Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht. Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeher për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim. Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq ‘pushton’ vendin/ Reshjet e shiut me intensitet të lartë, përmbytje në Lezhë dhe Vlorë, fshatra të tërë të izoluar pa energji elektrike

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2021, 08:28

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit, ku efektivja e sigurisë portuale, u aksidentua për vdekje nga një traile...