Aktualitet

8 Janar 2021, 08:28 Nga DOSJA

DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit, ku efektivja e sigurisë portuale, u aksidentua për vdekje nga një trailer. Pas njoftimit dhe pamjeve për vdekjen e saj, një qytetare ka bërë një denoncim në JOQ lidhur me komentet që 25-vjeçarja Arkineda Haskasa jepte për punën e saj para së të ndërronte jetë.

Ky i security i riu që ka hyrë e nxorri në terren. Tre femra janë gjithsej tek security. Thoshte gjithmonë e shkreta ma nxiu jetën, a thua jam çun e më lë tek pikat më të vështira. Ça behet kshu o zot,”-shkruan ajo. 

Ende nuk dihet qartësisht dinamika e ngjarjes, por deri më tani është prangosur shoferi i kamionit, 39-vjeçari me iniciale F.K., nga Kosova, i cili do të zbardhë me detaje gjithë çfarë ka ndodhur. 

Po ashtu përveç dëshmisë së tij do të sekuestrohen dhe do të kontrollohen të gjitha kamerat e portit të Durrësit, që do të zbardhin gjithë çfarë ka ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres porti i durresit durres porti i durresit

Sondazh

Poll