Aktualitet

Përplasi për vdekje efektiven e sigurisë portuale në Durrës, arrestohet autori nga Kosova

8 Janar 2021, 07:53 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje efektiven e sigurisë portuale në

DURRËS– Autori i ngjarjes së rëndë ku për pasojë ndërroi jetë efektivja e policisë portuale në Durrës është vënë në pranga. Shoferi i trajlerit me origjinë nga Kosova përplasi ditën e djeshme 25-vjeçaren e cila ishte në detyrë në portin e qytetit bregdetar. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë personi me inicialet F.K, 39-vjeç banues në Malishevë.

Arkineda Haskasa u shtyp për vdekje nga trajleri i madh që po futej në portin e Durrësit. Ajo u mor zvarrë disa metra në pjesën e poshtme të mjetit tip ‘Man’. I riu nga Kosova do të duhet të njihet me masën e sigurisë për vrasjen e 25-vjeçares.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne portin e durresit aksident ne portin e durresit

Sondazh

Poll