Aktualitet

FOTO/ Kjo është Artineda Haska që humbi jetën, pasi u tërhoq zvarrë nga trajleri, APD: Ngushëllime familjes! Do zbardhim

7 Janar 2021, 21:41 Nga DOSJA
FOTO/ Kjo është Artineda Haska që humbi jetën, pasi u

DURRËS– Fotoja që po shihni është Artineda Haskasa, 25- vjeçarja e cila ndërroi jetë pasditen e sotme pasi u tërhoq zvarrë nga një automjet tip trajler.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar edhe Autoriteti Portual i Durrësit. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, APD teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes ka thënë që do të punojë me policinë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Reagimi i plotë:

“Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm! Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti!” 

Artineda Haskasa, 25 vjeçe, ishte punonjëse e sigurisë në Portin e Durrësit. Ajo u tërhoq zvarrë për 25 metra nga një trajler, drejtues i së cilit ishte një 39 vjeçar. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, u shoqëruar për në komisariatin e policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artineda haskasa artineda haskasa

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 21:38

TIRANË– Studioja e emisionit “Opinion” është kthyer në një vend që ka shkaktuar të qeshura për pak minuta. Juristi Plarent Ndreca po fliste për minut...