Aktualitet

“Mua s’më ke grua?”/ Takimi me dashurinë e parë të Agollit, Bardhyl Londo ndan historinë e veçantë në Rusi: Shkuam

7 Janar 2021, 20:08 Nga DOSJA
“Mua s’më ke grua?”/ Takimi me dashurinë e parë

TIRANË– Bardhyl Londo, poet i njohur dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve pas Dritëro Agollit ka ndarë një histori interesante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Londo shkruan se ka qenë në Rusi me Agollin kur nuk kanë lënë kishë e manastir pa parë.

Por, pjesa më interesante e kësaj vizite, ishte kur Londo bashkë me Agollin, kishin shkuar të takonin Ninën, gruan e parë ruse të Agollit, me të cilën, shkrimtari shqiptar kishte edhe një djalë. Londo shton se në atë vizitë, ishte Agolli ai që drejtonte gjithçka në bisedë, ndërsa bashkëshorti i dytë i ninës, vetëm dëgjonte.

Madje, ky i fundit, dëgjonte edhe kur Nina i këkonte Agollit të qëndronte duke i thënë: Mua s’më ke gruan, këtë s’e ke djalë?

Postimi i plotë

ME DRITERONE NE RUSI

Do shkojme ne Rusi,me tha nje dite Driteroi,te ftuar nga organizata e shkrimtareve ruse.Vjen ti me tha. Pyetje eshte kjo,i thashe. Po gazeta,me tha. Atehere isha kryeredaktor i Drites. Po jane te tjeret,i thashe. Pasi ndejtem dy tri dite ne Budapest,u nisem per Moske. Nje jave qe ndejtem atje ndodhi cudia e pare: pasi s lame kishe e manastir pa pare ata na cuan pertej Uraleve,ne nje qytet tipik rus,Kostrama. Pas nje udhetimi 24 oresh me tren,i hipem nje trapi neper lumin Jenisej.

Ishte vertete nje udhetim sureal. Trapi ishte njs fare mjeti lundrues ndertuar me trare rreth nje pellembe larg njeri tjetrit: po te ulje koken shikoje lumin e rembyeshem. Ate e perdornin si urban: hipnin zbrisnin njerez neper stacione,shumica me shishen e vodkes ne dore dhe me ato fizarmonikat tipike ruse me kopsa e jo me tastiera. Gjemonte kenga dhe vallja. Driteroi bashkohej here me nje grup,here me nje tjeter sikur ishte ne Devoll jo ne Urale.

Udhetimin tjeter e beme ne Peterburg.Sapo i ishte nderruar emri me referendum nga Leningrad ne Peterburg. Ne stacion te trenit doli na priti djali i Driteroit me te vellane por me baba tjeter. Djali i Driteroit mu duk tamam si Devolli. Per fat te keq mbante mend vetem dy fjale shqip: djathe dhe xhexhe, nena e Driteroit. Nje mbremje me thote Driteroi: do shkojme ne nje darke,do vish ti? Po ne per kete kemi ardhur,i thashe. Po ku do shkojme? Tek gruaja ime tha (nuk thoshte kurre tek ish gruaja). Mua sikur me ra tavani ne koke. Po une cfare te bej i thashe,te vij krushk?

Ishte vertete nje pamje e pakonceptueshme per ne shqiptaret: Nina,keshtu quhej gruaja e Driteroit ne mes,nga njera ane Driteroi,nga ana tjeter burri aktual. Muhabeti vazhdonte per shtate pale qefe. Natyrisht gjithcka e drejtonte Driteroi. Burri aktual vetem degjonte. Papritur Nina i drejtohet Driteroit: tani me qe erdhe rri ketu, i tha. Po si te rri,i tha Driteroi,ne Tirane kam familjen. Po pse ketu cfare ke,i tha Nina,kete nuk e ke djale,mua nuk me ke grua?

Burri aktual vetem degjonte. Ne 70 vjetorin e Driteroit ne Topchannel une dasha te tregoj kete ngjarje por druhesha nga Sadija te ciles i kisha treguar gjithcka sapo zbritem ne Rinas, meqe me pyeti a e takoi Driteroi Ninen. Tregoje,tha ajo. Per formalitet, megjithse e dija pergjigjen,i thashe dhe Driteroit. Po ti,me tha,po nuk tregove kete,cfare do tregosh tjeter?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl londo dritero agolli bardhyl londo dritero agolli

Sondazh

Poll