Aktualitet

NJOFTIMI/ ARRSH tregon gjendjen e akseve kombëtare, tre prej tyre janë të kalueshme dhe të pastruara: Respektoni sinjalistik

7 Janar 2021, 19:51 Nga DOSJA
NJOFTIMI/ ARRSH tregon gjendjen e akseve kombëtare, tre prej tyre janë

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që tashmë mund të kalojnë në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër, pasi rruga është e hapur.

Gjithashtu dhe akset Elbasan-Qafë Thanë dhe Berat-Corovodë, ARRSH-ja bën me dije se janë totalisht të kalueshme, pas pastrimit të tyre.

Njoftim për gjendjen e akseve kombëtare

Si pasojë e shirave të dendura shiu ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, si në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kalter, ku u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.

Në Elbasan-Qafë Thanë, Berat-Corovodë ka pasur rënie materialesh në trup të rrugës si pasojë e shiut është bërë pastrimi i plotë i rrugës dhe nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Korça është zbardhur nga Debora, kurse në Gjirokastër ka pasur problematika për shkak të rrëshqitjes së dherave. Reshjet e shumta të shirave kanë sjellë përmbytje në Durrës dhe Vlorë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet shqiperia permbytet shqiperia

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 18:16

MALËSI E MADHE- Një automjet është aksidentuar pasi orteku i dëborës e ka nxjerrë jashtë rruge. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe, pranë Vermoshit. Mës...