Aktualitet

7 Janar 2021, 21:38 Nga DOSJA

TIRANË– Studioja e emisionit “Opinion” është kthyer në një vend që ka shkaktuar të qeshura për pak minuta. Juristi Plarent Ndreca po fliste për minuta me radhë se si qeveria Rama ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, madje ai tha se është më e mira e 30 viteve.

Kjo deklaratë u pasua nga fjalë ironike nga Ylli Manjani që tha: Po, po, e kemi ndritur. Mes bisedës, ndërhyri dhe analisti që pyeti nëse kishte mbaruar tema për qeverinë e bukur, sepse kishin devijuar paksa.

Pjesë nga biseda:

Plarent Ndreca: Madje dua të them, se qeveria e kryeministrit Edi Rama është më e mira e këtyre 30 viteve.

Blendi Fevziu: E 30 viteve?

Plarent Ndreca: Po, po, për këto 30 vite po flasim. Madje në kohën që ka qenë dhe Manjani.

Ylli Manjani: Po, po e kemi ndritur…

Blendi Fevziu: Këtë s’e pranon as vetë Manjani…

Plarent Ndreca: Ai mund të mos e pranojë, por kështu është

Artan Hoxha: A mbaroi tema ‘qeveria sa e bukur sa e mirë’? se na doli pak nga tema shokua, ja sa ka shkëlyqer…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha plarent ndreca artan hoxha plarent ndreca

Sondazh

Poll