Aktualitet

Moti i keq pushton dhe Elbasanin/ Fryhet përroi i Zaranikës, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO)

7 Janar 2021, 19:59 Nga DOSJA
Moti i keq pushton dhe Elbasanin/ Fryhet përroi i Zaranikës, rrezikon

ELBASAN- Shirat e dendur kanë përfshirë dhe Elbasanin. Mëoshet se situata është problematike në këtë qytet, dhe siç shihet në pamjet e siguruara nga ‘Panorama’ përroi i Zaranikës rrezikon të dalë nga shtrati, për shkak të fryrjes si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Situata paraqitet më e rënduar në lagjet “Dyli Haxhire” dhe në lagjen “Vullnetari” ku edhe shkarkohet përroi në fjalë.

Përroi i Zaranikës shtrihet 4.8 km në Perëndim të Elbasanit, dhe dalja e tij nga shtrati ka qenë një rrezik i vazhdueshëm përmbytje për Elbasanin gjatë viteve të fundit.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin ditën e sotme. Korça është zbardhur nga Debora, kurse në Gjirokastër ka pasur problematika për shkak të rrëshqitjes së dherave. Reshjet e shumta të shirave kanë sjellë përmbytje në Durrës dhe Vlorë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet shqiperia permbytet shqiperia

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2021, 18:16

MALËSI E MADHE- Një automjet është aksidentuar pasi orteku i dëborës e ka nxjerrë jashtë rruge. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe, pranë Vermoshit. Mës...