Rrezikon të shembet pallati në Gjirokastër, flet banori: Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri, ndihemi të rrezikuar, e
7 Janar 2021, 18:58Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Ka folur një nga banorët e pallatit 5 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në një intervistë për Shqiptarja.com, një banor ka thënë se muri ka rrëshqitur në 1 të natës për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme. Ai thotë se ndihen të rrezikuar pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe para tre vitesh ndërkohë që nuk dinë se ku të shkojnë.
“Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri. Dolën të tërë, ishim në gjumë. Ndihmi të rrezikuar. Sot bëhet 3 vite nga goditja e parë. Ata e ngritën, po është dorë e zotit. Jo tani s’është bërë asnjë ndërhyrje. Kërkojmë të shkojmë në një vend dhe të flemë gjumë tani jam vetë i katërti”, tha një banori.
Ditën e sotme ka rrëshqitur dheu afër pallatit 5 katësh në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastrës, duke vënë në rrezik banorët. Bëhet e ditur se në këtë pallat jetojnë 6 familje që rrezikojnë të humbasin apartamentet.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia Rrugore ka këshillaur drejtuesit e mjeteve që të mos e teprojnë me shpejtësinë dhe të kenë kujdes këto ditë që moti është i ashpër dh...
DURRËS- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej ditës së djeshme vendin tonë, ditën e sotme është përmbytur dhe rruga Durrës-Shijak, e cila është...
Aktualitet 7 Janar 2021, 18:16
MALËSI E MADHE- Një automjet është aksidentuar pasi orteku i dëborës e ka nxjerrë jashtë rruge. Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe, pranë Vermoshit. Mës...
SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër- Koplik, ku janë përplasur tre makina.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se si pa...
SARANDË- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Sarandë. Policia bën të ditur se makina ëhstë përfshirë nga flakët për shkak të një sh...
DIBËR- Banorët e Zall-Gjoçaj në Dibër i kanë vendosur flakën mjeteve të firmës që po punon për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë zonë. Banorët j...
GJIROKASTËR– Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme, në Gjirokastarë ka rrëshqitur dheu.Burime për Dosja.al bëjnë m...
VLORË- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosë, duke bërë që ai të dalë...
TIRANË– Viktoria Pasho, vajza e çiftit shqiptar që u masakruan, u copëtuan e u futën në valixhe ka rrëfyer detaje të rëndësishme për ngjarjen në fja...