Art&Argëtim

‘Ata janë terroristë’, Rita Ora dhe Dua Lipa mbajnë qëndrim të ashpër ndaj protestave në SHBA

7 Janar 2021, 18:15 Nga DOSJA
‘Ata janë terroristë’, Rita Ora dhe Dua Lipa mbajnë

SHBA– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shpërndarë në ‘InstaStory’ një shkrim ku shkruhet: “Mjaft i quajtët protestues, ata janë terroristë”, për revoltuesit që hynë me dhunë dje në Kongresin amerikan.

Një reagim të ngjashëm e ka bërë edhe artistja tjetër e njohur shqiptare, Dua Lipa. Ajo ka publikuar një foto nga protesta, duke shkruar “quajini ata ashtu si janë, terroristë.”

Reagimi i tyre vjen pasi ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump, në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në revoltë, protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa protesta ne shba rita ora dua lipa protesta ne shba rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Janar 2021, 12:25

SHBA– Banesa me tre kate në New York e Sarah Jessica Parker ka dalë për shitje për 15 milion dollarë. Shtëpia e cila gjendet në Charles Street në West Village ë...