Art&Argëtim

7 Janar 2021, 12:25 Nga DOSJA

SHBA– Banesa me tre kate në New York e Sarah Jessica Parker ka dalë për shitje për 15 milion dollarë. Shtëpia e cila gjendet në Charles Street në West Village është blerë nga çifti shumë vite më parë për më pak se 3 milion dollarë ndërsa tani do të shitet për çmimin marramendës.

Shtëpia ndodhet në një zonë shumë të vizituar nga njerëzit, pranë rezidencës së Carrie Bradshaw, personazhit të interpretuar nga Parker në seritë televizive të ‘Sex and the City’.

Çifti nuk do të largohet aq lehtë nga zona! Parker dhe bashkëshorti i saj kanë në pronësi dhe një tjetër pronë në zonën e ‘Village’ e cila iu ka kushtuar 35 milion dollarë.

Ka ndonjë të interesuar për pronën në shitje?

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz sara jessika parker sara jessika parker

Sondazh

Poll